Chivu i druhet Bodø/Glimt: Një kundërshtar i rrezikshëm dhe i vështirë
30 Janar 2026
15:45
Alfred Lleshi
Pas shortit të “play off”-it të Champions League, që përballi Interin me Bodø/Glimt, trajneri zikaltër Cristian Chivu e komentoi kështu sfidën e radhës europiane: “Të gjitha ndeshjet e Champions League fshehin rreziqe dhe vështirësi. Bodø/Glimt është një skuadër që, në këtë fazë të parë, ka treguar se di t’u krijojë probleme rivalëve të rëndësishëm, si në shtëpi ashtu edhe jashtë”.
Ndërkohë, Liverpool-i është interesuar për situatën e Denzel Dumfries, por deri tani nuk ka paraqitur oferta zyrtare tek Interi. Për momentin, holandezi vazhdon fazën e riaftësimit dhe nuk ka pasur tentativa konkrete nga ana e “Reds”.