“Chivu më ka surprizuar si trajner, Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time”
6 Shkurt 2026
11:36
Alfred Lleshi
Adriano ndodhet aktualisht në Itali për Lojërat Olimpike Dimërore dhe u intervistua nga Gianluca Rossi për kanalin e tij në YouTube. Braziliani u pyet fillimisht për gjendjen e tij: “Jam shumë i lumtur të rikthehem këtu dhe të shoh miq të vjetër, ndihem i lumtur të jem pjesë e kësaj feste. Në zemrën time është Interi dhe vendi juaj, gjithmonë më jep kënaqësi. Shpresoj të mund të fitojmë”.
Ai foli edhe për ish-shokun e tij të skuadrës, Cristian Chivu, sot trajner i Interit: “Kam luajtur me të, gjithmonë ka qenë një person i mirë. Për mua është një surprizë, më pëlqen ta shoh duke e çuar Interin sa më lart”.
Më pas, dy fjalë edhe për Pio Esposito: “Mund të bëjë shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kështu”. Një mbështetje e rëndësishme për futbollistin e vitlindjes 2005.