Chivu pa dy mesfushorët titullarë edhe këtë fundjavë, do të jenë gati për Juven dhe Champions
5 Shkurt 2026
11:38
Telesport
Tek Inter janë duke pritur rikuperimin e dy mesfushorëve titullarë, Nicolo Barella dhe Hakan Calhanoglu, ende të dëmtuar. Sipas mediave italiane, të dy lojtarët do të mungojnë edhe të dielën në ndeshjen kundër Sassuolo.
Objektivi i stafit mjekësor është që ata të rikuperohen për takimin kundër Juventus, më 14 shkurt, Ditën e Shën Valentinit. Dy lojtarë kyç, ende jashtë për disa ditë, që ka sjellë jo pak dhimbje koke te trajneri Christian Chivu.
Në takimin e Kupës së Italisë, ai bëri disa rotacione që rezultuan të suksesshme, por pa dy “senatorët”, mesfusha e Inter humbet mjaft kualifitet edhe pse ka funksionuar mirë deri më tani.
Zielinski si organizator loje, Sucic si lojtar i gjithanshëm, Mkhitaryan si ekuilibrues, madje edhe Frattesi si sulmues kanë bërë pjesën e tyre. Ndërsa Diouf, pavarësisht disa gabimeve, po tregon shenja përmirësimi.
Megjithatë, Barella dhe Calhanoglu janë afër rikthimit dhe do të jenë gati për ndeshjet play off të Champions League dhe të gjithë janë të dobishëm. Sidomos me pjesën e dytë të sezonit që bëhet mjaft intensive.