Claude sjell kërkimin në ueb për përdoruesit pa pagesë
Për më tepër Anthropic ka filluar testimet beta për modalitetin zanor në aplikacionet mobile. Me këtë veçori përdoruesit mund të ndërveprojnë me Claude me biseda natyrale.
Anthropic vijon ofrimin e veçorive të planeve premium të Claude edhe tek përdoruesit pa pagesë. Më e fundit është integrimi i kërkimit në ueb të cilin kompani e lançoi në chatbotin AI Claude në Mars.
Sipas Anthropic lidhja e Claude me uebin bën të mundur ofrimin e përgjigjeve më të sakta bazuar në informacionet e fundit të disponueshme online. Kjo veçori është e disponueshme për të gjithë përdoruesit Claude prej ditës së sotme.
Për më tepër Anthropic ka filluar testimet beta për modalitetin zanor në aplikacionet mobile. Me këtë veçori përdoruesit mund të ndërveprojnë me Claude me biseda natyrale.
Do të jenë pesë opsione zanor që mund ti caktohen Claude dhe asistentin AI mund të ofrojë transkriptet e plota dhe përmbledhje të komunikimit pas një bisede.
Muaji i maj ka qenë përplot risi për Anthropic ku jo më larg se javën e kaluar lançoi dy modele të reja. Opus 4 është një sistem i fuqishëm në kodim ndërsa Sonnet 4 është një model hibrid arsyetues i cili mund të elaborojë pyetje të thjesht deri tek ato komplekse.
/PCWorld Albanian