Cobolli Gigli, skeptik ndaj Elkann: ‘Jo’-ja për shitjen e Juventusit? Kam dyshimet e mia
15 Dhjetor 2025
11:41
Alfred Lleshi
Siguria e John Elkann për mosshitjen e Juventusit nuk i ka bindur të gjithë. Giovanni Cobolli Gigli, ish-president i klubit shprehu ironi dhe skepticizëm ndaj refuzimit të “Exor” për ofertën miliardëshe të “Tether”, duke vënë në dyshim vullnetin real të pronësisë për ta mbajtur klubin në afatgjatë.
Ai kritikoi mënyrën e komunikimit të Elkann: “Jam pak më pak i bindur për soliditetin e klubit…, do të doja të dija nëse këto fjalë u thanë me zemër apo për propagandë. Lexonte ndërsa fliste dhe kjo nuk shkon në favor të bindjes së tij”.
Si precedent për një “jo” përfundimtare, Cobolli Gigli përmendi rastin “Gedi”. Megjithatë, pranoi se fjalët e Elkann “kanë vendosur për momentin një pikë të qartë” ndaj hyrjes së ortakëve të rinj dhe e quajti pozitive, duke kërkuar ndërtim real nga bordi i sapoemëruar.
Cobolli Gigli i bëri thirrje edhe CEO-s së ri, Comolli, të mësojë italishten për të marrë komunikimin në dorë, duke theksuar se kualifikimi në Champions është “minimumi jetik”, pas humbjeve prej 1 miliard në vitet e fundit.