Coinbase thotë se afro 70 mijë konsumatorë janë prekur nga hakimi që zgjati disa muaj
Në deklarimin e Coinbase thuhet se thyerja e sigurisë filloi më 26 Dhjetor 2024 dhe zgjati deri në fillim të këtij muaji kur kompania mori një komunikim nga hakeri që pretendonte se ka vjedhur të dhënat e konsumatorëve dhe kërkonte para që të mos i publikonte.
Coinbase tha se të paktën 69,461 konsumatorë patën informacionin e tyre personal dhe financiar të vidhet pas një thyerje sigure që zgjati disa muaj por që u zbulua javën e kaluar.
Gjiganti kripto konfirmoi numrin e konsumatorëve të prekur përmes një deklarimi të bërë në prokurorinë e përgjithshme të Maine në SHBA ditën e Mërkure siç e kërkon ligj për rastet e vjedhjes së të dhënave.
Në deklarimin e Coinbase thuhet se thyerja e sigurisë filloi më 26 Dhjetor 2024 dhe zgjati deri në fillim të këtij muaji kur kompania mori një komunikim nga hakeri që pretendonte se ka vjedhur të dhënat e konsumatorëve dhe kërkonte para që të mos i publikonte.
Përmes një postimi në blog Coinbase tha se hakeri kishte kërkuar 20 milionë dollarë për të fshirë të dhënat, gjë që Coinbase e refuzoi. Kompania tha se hakeri kishte korruptuar agjentët e kujdesit të klientit që kishin akses në të dhënat e konsumatorëve.
Ai vodhi emra konsumatorësh, e-mail-e, adresa postare, numra telefoni, dokumente shtetërore, balanca llogarish dhe historik transaksionesh. /PCWorld Albanian