Conte: Paraqitje pozitive, pavarësisht 13 dëmtimeve. Kopenhageni, pengu i vërtetë
29 Janar 2026
8:02
Alfred Lleshi
Antonio Conte vlerësoi paraqitjen e Napolit kundër Chelsea, pavarësisht eliminimit. Sipas tij, zhgënjimi më i madh lidhet me ndeshjen e mëparshme: “Pengu është Kopenhageni, aty nuk mund të barazosh. Kjo na detyroi të kërkonim një mrekulli kundër një top-klubi si Chelsea, fitues i Botërorit për Klube. Ishte e vështirë. Joao Pedro bëri diferencën”.
Conte theksoi krenarinë për ekipin: “Jam krenar për djemtë, me gjysmën e skuadrës jashtë, me 13 mungesa. Na vjen keq sepse mendoj se e meritonim ‘playoff’-in”.
Në analizë, ai pranoi epërsinë cilësore të Chelsea, por shtoi: “Nuk patëm frikë, i presuam lart dhe luajtëm futboll të bukur. Rezultati është i gënjeshtër”. Për golin e dytë: “Joao Pedro shënoi një gol të madh”. Në “Prime Video”, Conte u tregua polemik: “Jam mirë dhe dua të vazhdoj. Mes dëmtimeve dhe kalendarit… dua t’i njoh ata ‘fenomenë’ që vendosën të luajmë sërish të shtunën”.