Debat në Kuvend/ Balluku del nga kontrolli, shpërthen ndaj Shehajt: S’bëhet politika me selfie, do ngelesh gjithmonë pronar i vogël i call-centra-ve
Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka shpërthyer në foltoren e Kuvendit nga deputetit Agron Shehaj.
Ndërsa ministrja po mbante fjalën zoti Shehaj nuk ndali lumin e akuzave ndaj Ballukut, e cila prej më shumë se dy javësh është tashmë e pandehur nga SPAK mbi aferën për tunelin e Llogarasë.
Kjo e ka bërë zv. kryeministren të dalë nga kontrolli dhe të shpërthejë ndaj kreut të Partisë Mundësia.
“O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb