Debate brenda Këshillit të Mandatave, Strazirimi ironizon PS: Mos më detyroni të njoftoj Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ç’ju gjen!
Zbardhet qëndrimi i deputetit të PD-së, Gent Strazimiri që ka mbajtur në mbledhjen e sotme të Këshillit të Mandateve për çështjen Balluku, ku po diskutohet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.
Ai theksoi se anëtarët e PS-së po raportojnë sot para 3 prokurorëve të SPAK porositë e Ramës.
“Kur u bë kjo drejtësia e SPAK-u, e donit ju ndërsa ne kishin frikë… Ne ende sot kemi problemet tona me SPAK, që janë publike, ju, me gojën e Edi Ramës vazhdoni thoni ça të kërkojë SPAK, do ia japim pa kushte…
Mos më detyroni të njoftoj Edi Ramën që po i shkelni urdhrin duke vonuar SPAK, se e dini ju ç’ju gjen…?
© BalkanWeb