Debati për Groenlandën/ Kaja Kallas: Tarifat amerikane përçajnë aleatët dhe forcojnë Kinën e Rusinë
Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas është shprehur se tarifat e njoftuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër aleatëve evropianë, kërcënojnë prosperitetin ekonomik në të dyja anët e Atlantikut.
Në një reagim në platformën X, Kallas theksoi se tensionet midis aleatëve u shërbejnë vetëm fuqive të treta, duke vënë në dukje se Kina dhe Rusia janë përfituesit kryesorë të përçarjeve në kampin perëndimor.
Deklarata e saj erdhi si një përgjigje pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për të vendosur tarifa ndaj vendeve që i rezistojnë kërkesës së tij për të blerë Groenlandën, një zhvillim që ka shkaktuar shqetësim të madh në qarqet evropiane.
© BalkanWeb