Debutoi me Milan në “San Siro”, ja reagimi i Fullkrug: Doja ta festoja me 3 pikë, por…
9 Janar 2026
11:25
Telesport
Niclas Fullkrug debutoi me fanellën e Milan në “San Siro”, në barazimin 1-1 që kuqezinjtë arritën kundër Genoa në kampionat. Lojtari u aktivizua në minutën e 65-të në vend të Saelemaekers.
Sulmuesi gjerman, i cili iu bashkua Milan në huazim këtë dimër, postoi një mesazh në Instagram: “Shumë krenar për debutimin tim në San Siro edhe pse do të kisha preferuar të festoja me tre pikë”.
“Ne patëm shanset tona, tani varet nga ne të bëjmë më mirë në ndeshjen tjetër. Faleminderit tifozëve kuqezinj për pritjen tuaj të ngrohtë dhe mbështetjen e madhe. Shihemi të dielën kundër Fiorentinës”, tha Fullkrug.