Deklaratat e Trump për të blerë Greonlandën/ Shtëpia e Bardhë reagon sërish: Prioriteti i Presidentit zgjidhja me diplomaci, por…
Shtëpia e Bardhë ka reaguar sërish lidhur me çështjen e Greonlandës dhe diskutimet e përfolura.
“Administrata Trump po diskuton “në mënyrë aktive” blerjen e mundshme të Greonlandës”, tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt.
Gjithashtu ajo nënvizoi se presidenti amerikan po i jep përparësi një zgjidhjeje diplomatike, por shtoi se “po i mban opsionet e tij të hapura”.
Sipas Trump Greonlanda është e rëndësishme për sigurinë kombëtare të SHBA.
“Të gjitha opsionet janë gjithmonë në tryezë për Presidentin Trump, pasi ai shqyrton se çfarë është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara, por unë thjesht do të them se zgjedhja e parë e presidentit ka qenë gjithmonë diplomacia”, tha ajo.
© BalkanWeb