“Del me kokën lart dhe krekoset, hajdutja!”, Shehaj pas përjashtimit nga Kuvendi: Balluku të shkojë para drejtësisë, të japë dorëheqjen!
Kreu i Mundësia, Agron Shehaj foli për mediat pas përjashtimit të tij nga Kuvendi, pasi u përplas me Belinda Ballukun në Kuvend.
“Nuk duhet të lejojmë që kjo gjë të ndodhë. Duhet të reagojmë që një e pandehur të dalë dhe t’u bëjë moral qytetarëve shqiptarë. Nuk duhet ta pranojmë këtë standard për zv.kryeministren. Sepse kur nesër të merret Edi Rama i pandehur, do të bëjë të njëjtën gjë.
Çfarë na garanton ne që Balluku dhe Rama – sidomos ajo, pas përgjimeve që lexuam – çfarë na garanton që nuk do të bëjnë të njëjtën gjë edhe me këtë buxhet? Korrupsioni u merr qytetarëve shqiptarë. Në vend që paratë të shkojnë te Onkologjiku, sepse qytetarët nuk kanë ilaçe, këtë duhet të kuptojnë.
SPAK-u bën detyrën e vet dhe nxjerr para drejtësisë dy zv.kryeministra, dhe ata dalin aty me kokën lart, jo si hajdutë, por me arrogancë dhe bëjnë moral. Duhet të dalin para drejtësisë; ajo duhet të japë dorëheqjen.
Kjo është arsyeja pse protestova në parlament. Sepse i ndërpreva fjalën të pandehurës Balluku.”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb