Dembele “the best”/ Pas “Topit të Artë”, sulmuesi shpallet më i miri i 2025 nga FIFA
Pas “Topit të Artë”, Ousmane Dembele plotëson vitin e tij fantastik me një tjetër trofe prestigjoz. Sulmuesi francez i Paris SG triumfoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “FIFA The Best” si lojtari më i mirë I vitit 2025.
Dembele ishte protagonist absolute në triumfet e skuadrës parizine, mbi të gjitha në fitimin e Champions për herë të parë në histori.
Në garën për këtë trofe, ashtu si për “Topin e Artë”, francezi mundi Kylian Mbappe dhe Lamine Yamal.
Çmimi për lojtaren më të mirë të vitit u fitua për herë të tretë nga Aitana Bonmati. Futbollistja spanjolle vijon të koleksionojë trofe personalë, pas atyre të fituar me Barcelonën dhe kombëtaren iberike.
Përveçëse me Dembele, Paris Sent Zhërmen mund të krenohet edhe me nderime të tjera.
Tekniku I skuadrës franceze, Luis Enrike fitoi trofeun e “Trajnerit të Vitit”. Ai la pas kolgun e Barcelonës, Hansi Flick dhe atë të Liverpool, Arne Slot.
Po ashtu, “Formacioni më i mirë” i vitit ishte I mbushur me futbollistë të skuadrës pariezene, që fitoi thuajse gjithçka të mundëshme në vitin që po lemë pas.
FIFA ndau edhe trofetë e tjerë për protagonistët e futbollit për djem dhe vajza për 2025.
Portieri më i mirë i vitit u shpall Gianluigi Donaruma edhe ky një prej heronjve të Paris SG në fitimin e Champions League.
Nuk mungoi edhe spektakli, në përzgjedhjen e golave më të bukur.
Trofeu “Puskas” për djem u fitua nga Santiago Montiel, për golin e tij me Indipendente në Argjentinë, ndërsa trofeu “Marta” për realizimin më të bukur në futbollin për vajza u fitua nga Lisbeth Ovalle, për realizimin me Tigres në kampionatin meksikan.