Dëmtim i rëndë për Van Persie jr., babai Robin: Ishte rrëqethëse, e pashmangshme të mos shqetësohem
30 Janar 2026
10:40
Alfred Lleshi
Feyenoord përjetoi një mbrëmje të hidhur në fushën e Betis Sevilla (2-1), humbje që solli eliminimin nga “Europa League”. Ndeshja u shënjua sidomos nga dëmtimi i rëndë i Shaqueel van Persie, 19 vjeç, i cili u largua nga fusha me barelë për shkak të problemit serioz në gjurin e djathtë, vetëm dhjetë minuta pasi hyri në lojë. Një moment shumë i vështirë, veçanërisht për babain e tij Robin van Persie, trajner i skuadrës holandeze.
“Ishte rrëqethëse, – tha ish-sulmuesi i Arsenalit dhe Manchester United pas ndeshjes. – Kur i ndodh një lojtari, gjithmonë shqetësohesh. Sot i ndodhi Shaqueelit. Shpresoj që të mos jetë gjë serioze, por shenjat e para nuk ishin inkurajuese”. Ai theksoi se dhimbja shkon përtej rolit të trajnerit: “Para së gjithash jam babai i tij… Në stol duhet të jesh profesionist, por brenda vetes është e pashmangshme të mos shqetësohesh.”
Shaqueel debutoi me ekipin e parë në nëntor kundër Celtic Glasgow në “Europa League” dhe ka 6 paraqitje me 2 gola, të shënuar më 18 janar kundër Sparta Rotterdam. Tani Feyenoord dhe familja presin lajme pozitive për rikuperimin e tij.