Denver dhe Utah Jazz triumfojnë pas kohës shtesë, Detroit mund Boston dhe udhëheq në Lindje
16 Dhjetor 2025
8:11
Telesport
Koha shtesë i ka buzëqeshur ekipit të Denver, që triumfoi 128-125 ndaj Houston në një përballje te fortë dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit. Nikola Jokic realizoi një “triple double”, me 39 pikë, 15 rebound e 10 asist, mbështetur edhe nga Murray me 35 pikë.
Po në minutat shtesë fiton edhe Utah Jazz, që mundi 140-133 Dallas në një ndeshje spektakolare. George e Markkanen realizoi 72 pikë së bashku për Jazz, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Flagg për teksanët.
Detroit mbron vendin e parë në Konferencën e Lindjes pas fitores 112-105 në fushën e Boston. Cade Cunningham me 32 pikë e 10 asist u dallua për Celtics. Toronto, falë 28 pikëve të Ingram mundi 106-96 Miami, ndërsa Memphis triumfoi 121-103 ndaj Clippers, falë 31 pikëve të Jaren Jackson.
NBA-Rezultatet e sotme
Boston – Detroit, 105-112
Miami – Toronto, 96-106
Utah Jazz – Dallas, 140-133
Denver – Houston, 128-125
Clippers – Memphis, 103-121