“Deputetët e listave të hapura kriminelë, ata në të hapurat heronj”, Gjekmarkaj: Ka nervozizëm tek votuesit e PD, është diçka që…
Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj, theksoi se ka nervozizëm tek votuesit e PD, pasi sipas tij idetë dhe mbështetjen kërkonin ta përkthenin në pushtet.
Ai tha se nuk mund të bëhet diferencim midis deputetëve të listave të mbyllura dhe të hapura, pasi sipas tij, edhe këta të fundit kanë marrë vota nga demokratët.
“Duket sikur deputetët e listës së mbyllur janë fajtorë kriminel dhe ata të hapur heronj. Sigurisht që ata kanë mbajtur një barë shumë të rëndë. Por kanë marrë votat e PD siç kemi marrë dhe ne të tjerët. Por Kodi Elektoral ka qenë i tillë dhe është gjykuar si i tillë. Madje gjashtë prej tyre kanë dalë nga lista e hapura, kanë pasur dhe rezultat të shkëlqyer. Madje më e votuara është Jorida Tabaku me 21 mijë vota, apo Alimehmeti.
Një shumicë që mbetet pakicë dhe nuk i lejohet të prezantohet si shumicë, sigurisht që tek ajo ka shenja nervoziteti. Dhe e quaj normale këtë.
Në këtë kontekst votues të PD do të doni që idetë dhe mbështetjen ta përkthenin në pushtet por janë ende në opozitë. Sigurisht për përgjegjësi të mëdha kur ke përballë një farsë apo përgjegjësi të ndryshme tonat.
I kanë çuar ata të kenë shqetësime të ndryshme, dhe gjëja më e mirë është që ata këto shqetësime i artikulojnë dhe i japin zë, dhe do të reflektohet se si do të jetë PD të nesërmen. Unë e kam thënë në një mbledhje të grupit parlamentar të PD, që jam i gatshëm të vihem në diskutim në pozicion timin të PD. Për sa kohë mund të ketë njerëz të tjerë. Me energjik që e ngrejnë më shumë moralin e demokratëve secili duhet të bëjë sakrificën e vetë.” , tha Gjekmarkaj.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb