“Deri në momentin e fundit, gjyqtarët ishin ndarë 4 me 4”, Klodiana Lala: Vendimi për Ballukun nuk tregon se Rama fitoi betejën, ja çfarë ndodh në 22 janar
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në “Kjo Javë”, tregoi detaje nga seanca e sotme në Mbledhjen e Gjyqtarëve, për shqyrtimin e ankesës së kryeministrit ndaj vendimit të GJKKO për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.
Lala tha se deri në orët e fundit në Kushtetuese, gjyqtarët kanë qenë të ndarë 4 me 4 dhe deri në minutën e fundit ka votuar një tjetër duke e cuar raportin 5 me 3.
Duke shpjeguar vendimin e sotëm të rikthimit në detyrë të Ballukut, Lala tha se Kushtetuesja e ka thënë qartë se Balluku rikthehet përkohësisht në detyrën që kishte deri në datën 22 janar kur do të mbahet seanca plenare publike.
Por kjo, sipas gazetares Klodiana Lala, jo domosdoshmërisht treegon se kryeministri e ka fituar betejën. Sepse në seancën plenare publike do të ketë përfaqësi ligjore të gjithë institucioneve.
Klodiana Lala: Vendimi i Kushtetueses është marrë në një klimë të fortë tensioni mes kryeministrit dhe GJKKO.
Zoti Rama menjëherë pas vendimit të GJKKO që e pezulloi Ballukun, vendosi t’i drejtohej Kushtetueses. Për Ballukun vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi masat ndaluese për mos daljen jashtë shtetit.
Deri në orët e fundit në Kushtetuese, gjyqtarët kanë qenë të ndarë 4 me 4 dhe deri në minutën e fundit ka votuar një tjetër duke e cuar raportin 5 me 3.
Kushtetuesja ka thënë qartë se Balluku rikthehet përkohësisht në detyrën që kishte deri në datën 22 janar kur do të mbahet seanca plenare publike. Por jo domosdoshmërisht kjo treegon se kryeministri e ka fituar betejën. Sepse në seancën plenare publike do të ketë përfaqësi ligjore të gjithë institucioneve
© BalkanWeb