Detaje të reja nga vrasja e biznesmenit/ Elbasan, makina e djegur rezulton në pronësi të viktimës
schedule13:53 – 1 Dhjetor, 2025
Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla. Sipas ekspertizës së grupit hetimore, makina e cila u ngjet e djegur në fshatin Mirakë të Librazh, ka rezultuar të jetë në pronësi të vetë viktimës, Edmond Hyka.
Kujtojmë se rreth orës 20:35 në lagjen “Emin Matraxhiu”, 43-vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri brenda në një automjet të parkuar.
Ngjarja ka ndodhur teksa viktima sapo kishte hyrë ne automjetin e tij tip Range Rover. Sipas dyshimeve paraprake, besohet se pjesë e atentatit kanë qenë dy persona.
Sakaq, viktima dyshohet se ka në pronësi një pikë karburanti në dalje të qytetit dhe rezulton me precedent të mëparshëm penalë në fushën e narkotikëve.
Nga ana tjetër mëngjesin e kësaj të hëne janë shoqëruar në komisariat 10 persona, të cilët dyshohet se mund të kenë dijeni për ngjarjen./abcnews.al