DETAJE/ U kap me drogë, 23-vjeçari Domeniko Çibaku do ta shiste në lokalet e zonës së “5 Majit”. Droga erdhi me postë nga Kanadaja (EMRI)
Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i policisë ku u vu në pranga një 23-vjeçar nga Dibra. Gazetarja e News24, Xhensila Kodra, raporton për BW dhe News24 se në pranga ka rënë Domeniko Cibaku 23-vjeç, i cili u kap me 1.54 kg kanabis në formë xhelatine e ardhur me postë nga Kanadaja.
Ai rezulton pa precedent penal por i skeduar në përdorimin e lëndëve narkotike. kanabisi kishte ardhur me postë në Shqipëri dhe do të shitej në zonën e 5 Majit në lokalet e lagjes.
I riu ndihmohej nga një tjetër person, i cili po kërkohet nga blutë.
© BalkanWeb