Detroit humbet por mbron kreun në Lindje, fitore për Miami, Boston, Chicago e Clippers
27 Dhjetor 2025
9:00
Telesport
Detroit u mund 131-129 nga Utah Jazz, por mbron kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes. George-Markkanen realizuan 61 pikë së bashku për Jazz. Jashtë fushe fiton ekipi i Miami, që mundi 126-111 Atlanta, takim ku u dallua Norman Powell me 25 pikë.
Ekipi i Chicago, falë 59 pikëve të realizuara nga lojtarët e stolit, fitoi 109-102 ndaj Philadelphia. Fitore të rëndësishme jashtë fushe korri Boston, që mundi 140-122 Indiana, ndeshje ku diferencën e bëri Jaylen Brown, autor i 30 pikëve.
Mirë u paraqit edhe Phoenix, që falë 30 poikëve të Devin Booker, mundi 115-108 New Orleans jashtë fushe. Ndërsa skuadra Clippers mundi 119-103 Portland, ku Harden realizoi 34 pikë, mbështetur nga Lopez me 31 pikë dhe Leonard me 28 pikë.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Miami, 111-126
Indiana – Boston, 122-140
Orlando – Charlotte, 105-120
Washington – Toronto, 138-117
Chicago – Philadelphia, 109-102
Memphis – Milwaukee, 125-104
New Orleans – Phoenix, 108-115
Utah Jazz – Detroit, 131-129
Portland – Clippers, 103-119