“Do rikthehem më i fortë se kurrë”, Vata pëson tjetër dëmtim, jashtë fushave për një kohë të gjatë
Roko Vata do të jetë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sulmuesi shqiptar i Watford u dëmtua në ndeshjen ndaj Blackburn në Championship, duke shqetësuar të gjithë.
Vata, në një intervistë të dhënë për faqen e klubit, ka premtuar se do rikthehet më i fortë se kurrë.
“Po luaja në më të mirën time, po luaja në mënyrë konstante nën drejtimin e Javit, para se të lëndohesha për herë të parë.
E kam të qartë faktin se do të humbas pjesën tjetër të sezonit. Do t’i mbështes djemtë dhe do ta përdor kohën për të punuar në të gjitha pjesët e trupit tim”- tha 20-vjeçari. Kujtojmë që ky është dëmtimi i dytë për këtë sezon për djalin e Rudi Vatës.
© BalkanWeb