Dokumentet e reja nga dosja/ E thërriste “Miro”, jo vetëm politikë e diplomaci! Epstein i ofronte Lajçak, ‘gra dhe motrat e tyre të reja’ (Mesazhet)
Mbi tre milionë dokumente të dosjes së Epstein janë publikuar nga Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara
Në dokumentet e publikuar së fundmit, të skandalit të autorit të krimeve seksuale, Jeffrey Epstein doli në pah edhe emri i politikanit dhe ish-të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak. Mesazhet e publikuara të vitit 2018, flisnin për një marrëdhënie më personale nga sa kishte pranuar më parë Lajçak.
Nga detajet e bëra publike, Lajçak dhe Epstein diskutonin jo vetëm për politikë dhe diplomaci, por edhe për gra, duke bërë që pas këtyre publikimeve Lajçak të dorëhiqej nga posti i tij si këshilltar i kryeministrit sllovak.
Në një nga bisedat, Epsteini i ofronte Lajçakut gra, duke shtuar se mund të ‘marrë edhe motrat e tyre’. Ai më pas ironizonte duke thënë se ndoshta janë shumë të reja për të, pasi janë nën 30 vjeç.
‘Mos u bë i keq. Nuk e dinë si jam në aksion’, i përgjigjej Lajçakut, sipas gazetës Dnevnik N. Në mesazhet e tjera, të dy flisnin për ‘vajza’ në Kiev ose Moskë, me një ton të relaksuar dhe shpesh me shaka.
Për një foto nga Moska, Epsteini i shkruante se do të preferonte ‘një vështrim më të brendshëm’ dhe pretendonte se ato vajza ishin ‘eksporti më i mirë rus’.
Por Lajçak përgjigjej ‘pas naftës’. Por Lajçak i mohon këto dhe thotë se kurrë nuk ka komunikuar me Epsteinin për gra. Por dokumentet tregojnë se komunikimi i tyre nuk ishte sporadik.
Emri i Lajçakut përmendet qindra herë, dhe abuzuesi seksual shpesh e thërriste me emrin e afërt ‘Miro’.
Një pjesë e mesazheve datojnë nga periudha kur Lajçaku ishte president i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe qëndronte rregullisht në New York.
Gjatë kësaj periudhe, thuhet se janë organizuar takime, darka dhe vizita të mundshme në rezidencën e Epsteinin në Florida ku u abuzuan vajza të mitura, shkruan balkanweb.
© BalkanWeb