Doncic i dhuron fitoren Lakers, ekipet e Boston, Cleveland dhe Houston qëndrojnë në zonën play off
27 Janar 2026
8:39
Telesport
Skuadra e Lakers fitoi 129-118 në fushën e Chicago, duke korrur suksesin e dytë radhazi. Ndeshje spektakolare mes dy ekipesh rivale, ku shkëlqeu Luka Doncic, me 46 pikë e 11 asist, mbështetur edhe nga LeBron James me 24 pikë.
Nuk zhgënjen Boston, që në fushën e tij mundi 102-94 Portland, sfidë u dallua Prichard me 23 pikë. Zhgënjen skuadra e Golden State, që u mund 108-83 nga Minnesota (44 pikë erdhën nga lojtarët e stolit për vendasit).
Houston ngjitet në vendin e katërt në Perëndim pas fitores 108-99 ndaj Memphis, ndeshje ku Durant dhe Sengun realizuan nga 33 pikë secili për teksanët. Ekipi i Cleveland, falë 45 pikëve të Donovan Mitchell, mundi 114-98 Orlando.
NBA-Rezultatet e sotme
Atlanta – Indiana, 132-116
Charlotte – Philadelphia, 130-98
Cleveland – Orlando, 114-98
Boston – Portland, 102-94
Chicago – Lakers, 118-129
Houston – Memphis, 108-99
Minnesota – Golden State, 108-83