Dortmund me fitore të madhe në transfertë dhe është vetëm 3 pikë larg Bayern (video)
7 Shkurt 2026
17:25
Telesport
Borussia Dortmund ka marrë fitoren e pestë rresht në Bundesligë, sot duke mposhtur Wolfsburg 1-2 në transfertë, e vlefshme për javën e 21-të.
Julian Brandt zhbllokoi shifrat për verdhezinjtë në minutën e 38-të, ndërsa goli i fitores do të vinte nga Serhou Guirassy në minutën e 87-të. Për vendasit barazoi përkohësisht shifrat Koulierakis.
Pas kësaj fitoreje, Borussia Dortmund ngushton diferencën me Bayern Munich në vetëm 3 pikë, por bavarezët luajnë nesër në shtëpi ndaj Hoffenheim-it të vendit të tretë.
Në sfidat e tjera, Freiburg fitoi në shtëpi 1-0 ndaj Werder Bremen. Hamburger fitoi 0-2 në transfertën ndaj Heidenheim. Mainz fitoi 2-0 në shtëpi ndaj Augsburg. St.Pauli fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Stuttgart.