“Dosja e AKSHI-t, më e papara në Europë”, Berisha: Baxhanaku i Ramës është strumbullari! Mirlinda e AKSHI-t, prestanome e Lindës së Surrelit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD tha se dosja e AKSHI-t është më e rëndë se ajo e Belinda Ballukut, pasi kryesor sipas tij në këtë dosje është vetë kryeministri Rama.
“Është lule dosja e Ballukut, çështje dosja e AKSHI-t. Dosja e AKSHI-t është më e paparë në historinë e Evropës, ku Rama është kryesori.
U detyrua të marrë në mbrojtje Mirlindën për respektin maksimal që ka për te. E ka se është Linda, ajo është një prestanome e Lindës së Surrelit. Po, Mirlinda e AKSHI-t është prestanome e lindës së Surrelit, pasi e gjithë krimi i kësaj agjencie shtetërore ka strumbullar baxhanakun e Edi Ramës, kunatin e Lindës. E regjistruar me dokumente, e angazhuar në tenderat e AKSHI-t për kunatin.
Tani ky përpiqet dhe ajo ushtarja e Agasit që thotë se nuk kam folur me Agasin për tendera, që i merrte peng biznesmenët, punon ditë e natë për të shkatërruar dokumente”, tha Berisha i cili theksoi se këto çështje nuk i zgjidh më drejtësia, por revolta qytetare.
© BalkanWeb