“Dosjet e Lubisë dhe AKSHI, nxjerrin të vërtetat e Ramës”, Berisha: Do ta zhdukte Ballukun pa u menduar dy herë, por…
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se nëse nuk do të ishte i përfshirë në dosjet e AKSHI dhe dosjen “Balluku”, kryeministri Ed Rama do “të ishte gati ta zhdukte Belindën pa pyetur për dosje”.
Në një komunikim online me qytetarët, Berisha u shpreh se kreu i qeverisë sipas tij do të bëjë gjithçka për të shpëtuar veten nga të dhënat që dalin në ato dosje.
“Nëse nuk do të ishte i përfshirë, Rama është gati të zhdukë Belindën pa pyetur fare për dosjet. Por dosja e Belindës dhe ajo e AKSHI nxjerr në shëmtinë më të madhe të vërtetat e Ramës. Nxjerrin se është ai autori i tunelit të Llogarasë dhe përfituesi kryesor i tenderave. Është ai përcaktuesi i fituesit të tenderit për Unazën e Madhe.
Nxjerrin më keq akoma se Rama është Ergys Agasi i vërtetë.
Rama do të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij”, tha ai.
© BalkanWeb