Drejtësia përballë politikës: Loja filloi!/ Minxhozi: SPAK po provon se ka dëshirë të hetojë qeverinë, por opozitën s’jemi në këtë kuotë
TIRANË- Analisti politik Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story”, komentoi zhvillimet e fundit rreth hetimeve të SPAK ndaj zv.kryeministres Belinda Ballukut, duke theksuar se këto goditje po e ekspozojnë mazhorancën në një moment të brishtë politik.
Duke iu referuar hetimeve ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, Minxhozi vlerësoi se kjo është një goditje politike për kryeministrin Edi Rama.
Analisti theksoi se, megjithëse Partia Socialiste ka një pozicion numerikisht të fortë me 83 mandate të siguruara në zgjedhjet e 11 majit, hetimet ndaj figurave kyçe të qeverisë e kanë bërë mazhorancën më të ndjeshme.
Ai shtoi se reagimi i opozitës mbetet kontradiktor, sepse nga njëra anë akuzon SPAK-un se mbron qeverinë, ndërsa nga ana tjetër e quan të përdorur sa herë që vetë përballet me hetime.
“Kam qenë dhe mbeten i një mendimi, i cili do duket si shumë bardh e zi, unë gjithmonë kam thënë se vrasjet vijnë para vjedhjeve të prezumuara. Gjithashtu dhe vrasjet e prezumuara, sepse edhe ato duhen hetuar. Unë nuk mendoj se nuk ka ndodhur gjë me 21 janarit, por unë mendoj se SPAK me të drejtën e vet vazhdon me kapacitet të plotë të hetojë qeverinë, të hetojë mazhorancë.
Zonja Balluku është i treti nr.2, në qoftë se do të merrnin politikisht në rrafsh partiak dhe Erion Veliajn sit ë tillë, i treti numri 2 i zotit Rama, dy në qeveri dhe një në parti i goditur në mënyrë frontale, do të thotë me hetime, akuza, dhe duke iu hequr kësisoj gjithë atë justifikim apo teori komploti që opozita e ndërton sa herë hetohet qeveria, por që pastaj e kthen në anën e kundërt kur është fjala për tu hetuar vetë, sepse në atë rast asgjë nuk funksionon, SPAK është i përdorur, akuzat janë false, dhe ne mund të shkojmë në Brazil, mund të shkojmë këtej, mund të shkojmë andej dhe gjithçka ecën si më parë.
Goditja ndaj Ballukut është goditje e rëndë për Ramën, është një goditje e rëndë për mazhorancën. Politikisht e shoh PS në një moment paradoksalisht shumë solid, në pikëpamje numerike, pra 83 mandate të fituara në 11 maj, e shoh në një goditje, e cila e ka bërë më të ndjeshme, e ka ekspozuar në nervin e saj më të rëndësishëm të saj që është qeverisja është gjithsesi është në vitin e 13. SPAK po provon se ka dëshirë të përballet dhe ka dëshirë ti shkojë luftës me qeverinë deri në fund, sa i përket opozitës, nuk besoj se jemi në ato kuota”, tha ai./abcnews.al
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

