Duhet mposhtur Napoli për finalen, Allegri: Ndeshje e shkëlqyer dhe e vështirë. Fofana është gati, Leao në dyshim
17 Dhjetor 2025
11:59
Alfred Lleshi
Në prag të gjysmëfinales së “EA Super Cup 2025” kundër Napolit, trajneri Allegri foli për gjendjen e skuadrës së tij: “Ndeshja e nesërme është ndryshe, është sfidë direkte për të shkuar në finale. Napoli është shumë i fortë, ndaj pres një ndeshje të vështirë. Ekipi im duhet të përmirësohet vazhdimisht, sidomos në disa momente mbrojtja duhej të bënte më mirë”.
Për gjendjen fizike: “Fofana është plotësisht në dispozicion, Leaon do ta vlerësojmë pas stërvitjes së sotme”. Sa iu përket ndryshimeve taktike, Allegri konfirmoi tre lojtarë ofensivë dhe rikthimet e Athekame dhe Jashari për energji të reja.
Lajmi kryesor lidhet me Gimenez: “Pas konsultës mjekësore u këshillua operacioni, që pritet të bëhet nesër në mëngjes”. Për merkaton: “Prioriteti është rikuperimi i lojtarëve; më pas do të shohim me klubin”. Për Napolin: “Skuadër agresive, me cilësi. Duhet të jemi teknikisht shumë të saktë”.