Dumfries operohet dhe ndërron agjent; e ardhmja tek Interi gjithnjë e më në pikëpyetje
17 Dhjetor 2025
8:54
Alfred Lleshi
Një ditë vendimtare për të ardhmen e Denzel Dumfries dhe Interit. Klubi njoftoi se mbrojtësi i krahut nga Holanda iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në kyçin e këmbës së majtë, i dëmtuar në ndeshjen kundër Lazios më 9 nëntor. Një zgjedhje ekstreme që do ta mbajë ish-lojtarin e PSV-së jashtë fushave për një kohë të gjatë; pritet pauzë 2–3 muaj.
Në komunikatën zyrtare thuhet: “Pasditen e sotme, të martën 16 dhjetor, Denzel Dumfries iu nënshtrua një operacioni stabilizimi të kyçit të majtë në ‘Fortius Clinic’ në Londër. Për lojtarin do të vijojë një program rehabilitimi në javët e ardhshme”.
Pas operacionit, Dumfries reagoi në rrjetet sociale: “Ndërhyrja shkoi mirë. Ishte një muaj i vështirë, plot emocione, por jam i lumtur që më e keqja ka kaluar. Tani fokusi maksimal te rikuperimi, do të bëj gjithçka për t’u kthyer sa më shpejt në fushë”.