Dy lojtarë të Barçës dhe një ish plotësojnë podiumin e fanellave më të shitura në vitin 2025
20 Dhjetor 2025
11:46
Alfred Lleshi
Barcelona dominoi shitjet e fanellave në vitin 2025, sipas të dhënave të “Score90”. Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, u bë futbollisti që shiti më shumë fanella këtë vit, me 1.32 milionë copë. Në vend të dytë është Leo Messi, ish-lojtari i Barcelonës dhe tani tek Inter Miami, me 1.28 milionë fanella të shitura, ndërsa Robert Lewandowski plotëson podin me 1.1 milionë fanella.
Kylian Mbappé renditet i katërti me 1.02 milionë fanella, duke kaluar bashkëlojtarin e tij te Real Madridi, Vinicius Jr., me pak nën një milion. Cristiano Ronaldo, tani tek Al-Nassr, bie në gjysmën e dytë të “top 8” të shitjeve, së bashku me futbollistë si Bruno Fernandes, Harry Kane dhe Rodrygo.
Në mënyrë befasuese, sulmuesi i Manchester City, Erling Haaland, nuk figuron ndër dhjetë futbollistët më të shitur të fanellave këtë vit.
10 fanellat më të shitura këtë vit në Europë
1.32 milionë – Lamine Yamal
1.28 milionë – Lionel Messi
1.11 milionë – Robert Lewandowski
1.02 milionë – Kylian Mbappé
992.000 – Vinicius Jr.
975.000 – Giorgian de Arrascaeta
925.000 – Cristiano Ronaldo
878,000 – Bruno Fernandez
867.000 – Harry Kane –
798.000 – Rodrygo