Dy muaj i mjaftojnë Spalletti për të bindur të gjithë, Juventus nis nga puna për t’i rinovuar kontratën
1 Janar 2026
15:46
Telesport
Dy muaj, njëmbëdhjetë ndeshje, dhe Luciano Spalletti ka marrë drejtimin e Juventus. Që kur zëvendësoi Igor Tudor në fund të tetorit, ish-trajneri i kombëtares italiane ka arritur ta çojë ekipin vetëm një pikë larg vendit që kualifikon në Champions League.
Në këto 11 ndeshje ai ka arritur shtatë fitore, një humbje dhe tre barazime. Ai gjithashtu ka ringjallur ambiciet e klubit, duke u bërë një figurë kyçe në fushë dhe në tregun e transferimeve.
Sipas “La Gazzetta dello Sport“, klubi po shqyrton mundësinë e vazhdimit të bashlkëpunimit për një kohë të gjatë dhe ofrimin e një zgjatjeje kontrate trajnerit deri në qershor 2028.
Kjo gjë do t’i jepte trajnerit më shumë qetësi shpirtërore për të ardhmen. Marrëveshja pritet të nënshkruhet në fund të fazës së grupit në Champions.