Dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë/ Reagon Trump: Autori do të marrë dënimin e merituar
Presidenti amerikan Donald Trump ka dënuar sulmin ndaj dy anëtarëve të Gardës Kombëtare. Trump ka dënuar sulmin, ndërsa nënvizoi se autori do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar.
Dy ushtarë të Gardës Kombëtare u qëlluan me armë zjarri, pranë Shtëpisë së Bardhë, mbrëmjen e kësaj të marte.
Zona është rrethuar nga policia, ndërsa ende është e paqartë gjendja e të ushtarëve. Fillimisht u raportua se njëri prej tyre ka marrë plagë në kokë. Ndërkohë që ngjarja ende është në zhvillim dhe e paqartë.
“Kushdo që qëlloi dy ushtarët e Gardës Kombëtare, të cilët u plagosën rëndë dhe tani ndodhen në dy spitale të ndryshme do të paguajë shtrenjtë. Zoti e bekoftë Gardën tonë të Madhe Kombëtare, si dhe të gjitha forcat ushtarake dhe të zbatimit të ligjit. Unë, si President i Shteteve të Bashkuara, dhe të gjithë ata që lidhen me Presidencën, qëndrojmë me ju! ”, tha ai.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb