E ardhmja e Salah në dyshim, në Arabi e mirëpresin?
Përjashtimi surprizë nga lista Champions dhe marrëdhënia e përkeqësuar me klubin, kanë shtuar zërat për një largim të mundshëm të Salah nga Liverpool.
Shefi ekzekutiv i elitës së kampionatit arab, Omar Mugharbel, ka folur së fundmi për sulmuesin.
“Mohamed Salah është i mirëpritur në ligën saudite, por klubet janë ato që negociojnë me lojtarët. Pa dyshim, ai është një prej tyre,” u shpreh Mugharbel për Asharq Al-Awsat.
© BalkanWeb