E kërkoi Juventus dhe Milan, Jean-Philippe Mateta gjen ekipin e ri për 40 milionë euro
29 Janar 2026
16:42
Telesport
Sulmuesi francez i Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta, ka qenë padyshim protagonisti kryesor i merkatos së janarit. Për sulmuesin 28-vjeçar ka pasur një interes të madhe nga Milan dhe Juventus, por dy klubet e Serie A nuk ishin në gjendje të paguanin shifrën e kërkuar nga Crystal Palace, 40 milionë euro. Klub anglez ka qenë gjithmonë i vendosur për Mateta, vetëm shitje përfundimtare, jo huazim me të drejtë apo detyrim blerjeje.
Mediet angleze bëjnë me dije se Jean-Philippe Mateta do të transferohet te Nottingham Forest po në Premier League, për shifrën 40 milionë euro. Marrëveshja mes palëve është arritur, tashmë priten vetëm testet mjekësore dhe firma mbi kontratë.
Kujtojmë se Mateta ka shënuar këtë sezon 10 gola me Crystal Palace në të gjitha kompeticionet, në 35 ndeshje, plus dhe dy asiste.