E pabesueshme ajo që ndodh në Serie A. Lazio me dy lojtarë më pak dhe në fund merr fitoren e jashtëzakonshme (video)
13 Dhjetor 2025
20:06
Telesport
Në “Ennio Tardini”, Parma dhe Lazio u ndeshën për javën e 15-të në Serie A, ku në fund ishin bardhekaltrit ata që fituan 0-1, edhe pse me dy lojtarë më pak.
Në minutën e 42-të ishte Mattia Zaccagni ai që la me një lojtar më pak Lazio-n, për ndërhyrje të gabuar me taka ndaj kundërshtarit. Kartonin e kuq të dytë e mori Toma Basic në minutën e 78-të për një faull të rrezikshëm.
Kur pritej që Parma të hidhej e gjitha në fushë për të sulmur, ndodhi e pabesueshmja. Në minutën e 82-të, Tijjani Noslin, i futur në pjesën e dytë, duke përfituar nga një gafë e mbrojtësit vendas, kaloi mbrojtjen dhe portierin Corvi, duke dërguar topin në rrjetë.
Lazio fiton 0-1 dhe ngjitet në vendin e 8-të, ndërsa Parma mbetet në zonën e ftohtë, duke u renditur në vendin e 17-të.