E rëndë në Korçë/ Banesa u përfshi nga flakët, ndërron jetë nga asfiksia 70-vjeçarja
Mësohet se një zjarr ka rënë në lagjen nr 13 të qytetit, ku si pasojë e tymit një 70-vjeçare ka ndërruar jetë brenda banesës.
E moshuara e identifikuar si Fluturie Potka ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme.
Sipas informacioneve dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e jorganit me korrent që përdorte e moshuara. Mësohet se e moshuara ka pësuar edhe djegie.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
© BalkanWeb