Egnatia shumë e fortë për Dinamon, rrogozhinasit me fitore të madhe dhe nuk i ndahen Elbasanit
14 Dhjetor 2025
20:51
Telesport
Dinamo-Egnatia, kryesfida e javës së 16-të në Superiore është mbyllur 0-2 për rrogozhinasit. Egnatia gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku Alessandro Albanese tregoi gjithë klasin e tij dhe shënoi një gol tejet të bukur, pas pasimit të marrë nga Arbenit Xhemajli. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Egnatian.
Në minutën e 58-të, ishte sërish Albanese, i cili shënoi një gol të mrekulleshëm, me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, duke mposhtur për herë të dytë Aldo Teqja. Dinamo ngushtoi shifrat në fund me golin e Klevi qefalija, por që vlen thjesht sa për statistikë. Rezultati final, Dinamo-Egnatia 1-2.
Pas kësaj fitoreje, Egnatia renditet në vendin e dytë me 31 pikë, një pikë më pak se Elbasani kryesues. Dinamo mbetet në vendin e tretë me 26 pikë.