“Ekipi im i preferuar ka qenë gjithmonë Real Madrid, Barcelona më detyroi të gënjeja”
5 Shkurt 2026
18:53
Telesport
Kevin Prince Boateng, tashmë i tërhequr nga futbolli, ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, pas një deklarate në podcastin “Unscripted” të Josh Mansou, ku zbuloi detaje dhe prapaskena nga karriera e tij.
Futbollisti ghanez gjithmonë ka qenë fans i Real Madridit, por u detyrua të gënjejë në vitin 2019, kur u transferua si huazim te Barcelona, duke thënë se katalanasit ishin ekipi më i mirë në botë. Gjithashtu, Boateng tregon se drejtuesit e klubit të Barcelonës e detyruan atë të thoshtë në konferencën për shtyp se Leo Messi ishte lojtari më i mirë në botë, argjentinasi në atë kohë ishte në rivalitet të ashpër me Cristiano Ronaldon.
“Ekipi im i preferuar ka qenë gjithmonë Real Madridi dhe lojtari im i preferuar është Cristiano Ronaldo, dhe për të luajtur për Barcelonën më është dashur të gënjej në konferencën për shtyp, përndryshe ishte e pamundur të luaja”, tregon Boateng.
“Kur u transferoava te Barcelona, ma bënë të ditur që në fillim: “Skuadra jote e preferuar është Barcelona dhe lojtari më i mirë në botë është Lionel Messi, përndryshe është e pamundur të luash këtu”
Pyetja e parë që më bënë në konferencën e parë për shtyp ishte “Kush është lojtari më i mirë në botë? Dhe përgjigjja ime ishte “Lionel Messi”” tregon Boateng.