Emergjencë në fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan/ Moti i keq në Korçë, argjinatura e lumit Devoll rrezikon të çahet
schedule21:06 – 21 Nëntor, 2025
Reshjet e shiut kanë sjellë një sërë problematikash në të gjithë vendin.
Situata në qarkun e Korçës mbetet problematike ku në bashkinë Maliq janë raportuar disa zona me emergjencë më të theksuar.
Fshatrat Sheqeras, Orman dhe Pojan paraqesin vështirësi si pasojë e përmbytjeve masive. Ndërkohë rreziku qëndron në çarjen e një argjinature të lumit Devoll në fshatin Sheqeras i cili ka arritur në pikën maksimale dhe përbën rrezik.
Sakaq, forca të shumta të emergjencave dhe të bashkisë Maliq ndodhen në vendngjarje. / abcnews.al /
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!

