(EMRAT) Aksident në aksin Fier-Roskovec/ Automjeti përplas mjetin bujqësor, lëndohet drejtuesi
Sondazh
Loading …
schedule18:19 – 19 Dhjetor, 2025
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier–Roskovec, pranë fshatit Velmish.
Një automjet tip “Benz”, me drejtues Josif Shkëmbin, është përplasur me një mjet bujqësor tip “Zetor” dhe, për pasojë, drejtuesi i mjetit bujqësor, i identifikuar si Ani Hazizi, ka mbetur i lënduar.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Qendrës Shëndetësore të Roskovecit për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nga ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Të ngjashme