EMRAT/ Zëvendësimi i Sonila Bejtjas në Kushtetuese, kush janë dhjetë kandidatët në garë
schedule15:56 – 4 Dhjetor, 2025
TIRANË- Publikohen dhjetë emrat, të cilët kanë shprehur interes për t’u bërë pjesë e trupës gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese. Emri, i cili do të përzgjidhet do të zëvendësojë vendin e Sonila Bejtjas, pasi i mbaroi mandati.
Hapja e garës u shpall nga Presidenti i Republikës më 31 tetor 2025, kurse mandai i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, që zëvendëson Sonila Bejtjan, do cilësohet i nisur që nga 25 prilli 2025, ditë kur Sonila Bejtjas i mbaroi mandati.
Njoftimi i Presidencës:
Në mbështetje të neneve 93, 125, 127, pika 1, shkronja “b” e Kushtetutës, si dhe të neneve 7, 7/a, 7/b të ligjit nr. 8577, datë 10.2.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, me cilësinë e organit të emërtesës, dhe me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në Gjykatën Kushtetuese në datën 25.4.2025, me Dekretin nr. 387, datë 31.10.2025, ka miratuar:
- Shpalljen e procedurës së aplikimit për emërim gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, me qëllim plotësimin e vakancës së krijuar në datën 25.4.2025.
Pas përfundimit të afatit të pranimit të kërkesave, kandidatët që kanë paraqitur interes për plotësimin e vakancës janë si më poshtë:
- Alaudin Malaj
- Alban Toro
- Alma Faskaj Vokopola
- Arta Vorpsi
- Brunilda Bara
- Genci Gjonçaj
- Jordan Daci
- Lulzim Hamitaj
- Naureda Llagami
- Roland Ilia/abcnews.al