EMRI/ Ekzekutimi i biznesmenit në Elbasan, shpallet në kërkim një person tjetër
schedule12:59 – 8 Dhjetor, 2025
ELBASAN- Për atentatin e ndodhur në Elbasan burime nga policia thonë se në kërkim është shpallur dhe një person.
Bëhet fjalë për 35-vjeçarin Oklid El Ouejdi. Vijojnë kërkimet nga policia për kapjen e këtij të fundit. Oklid Dalipi , biznesmen gjithashtu merret me dhënien e makinave dhe taksive me qira, dyshohet që pak kohë para vrasjes, të ketë pasur një konflikt me të ndjerin.
Emri i Oklid Dalipit, doli nga dëshmia e një prej personave të shoqëruar pas atentatit i identifikuar si Naldo Gjini. Gjatë marrjes në pyetje nga blutë e Elbasanit, Gjini ka dhënë informacion që çuan policinë tek emri i Dalipit.
Biznesmeni, Mëhalla kur ndodhi krimi, sapo kishte dalë nga zyra e tij, në godinën ku ndodhen bizneset dhe banesa e nënës së tij u qëllua me dy plumba në kokë dhe 1 në gjoks duke humbur jetën në vend.