EMRI/ I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari shqiptar
Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Operacionalja 77”, i zhvilluar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, në bashkëpunim me autoritetet italiane.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale me partnerët në Itali, përmes specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit Alesjo Abdija, 38 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Abdija ishte dënuar në vitin 2024 nga Gjykata e Perugias, Itali, me 6 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin drejt shtetit italian, ku do të vuajë dënimin e dhënë nga autoritetet e drejtësisë.
© BalkanWeb