“Endri Shabani nuk është kandidat i opozitës, pranojmë gabimin para anëtarëve të PD”, Berisha me deklaratë të fortë: Ndërpresim çdo lloj diskutimi me “partinë e krimit”
Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi sot se Avokati i ri i Popullit, Endri Shabani nuk shkoi në krye të institucionit si kandidat i opozitës.
Nisur nga ajo që ndodhi mbrëmjen e 11 dhjetorit në sallën e Kuvendit, kur mazhoranca e zgjodhi Avokatin e Popullit me votat e saj, ndërsa opozita hoqi dorë nga firmat, Sali Berisha ngriti tonet gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD.
Berisha tha se PD do të ndërpresë çdo lloj diskutimi me PS-në, të cilën ai e quajti “partia e krimit”, ndërsa sërish i kërkoi ndjesë mbështetësve të opozitës për gabimin në dhënien e firmave.
Sali Berisha: Ndërpresim çdo lloj diskutimi, debati dhe funksioni me partinë e krimit. E panë shqiptarët, akte antikushtetuese, antiligjore për të marrë Avokatin e Popullit. Zonja Ballanca nuk ka qenë kurrë anëtare e PD, ka qenë avokate. Ndaj atij akti i përgjigjemi me ndërprerjen e komunikimeve për debate për persona të caktuar, funksione të caktuara… Nuk mund të vazhdohet kur ai pa firma zgjedh dhe përpiqet gjen pastaj që e paska fajin opozita. Opozita para anëtarëve të vet njeh gabimin që bëri, opozita tërhoqi firmat. Prandaj, gjithçka
tek protesta.
© BalkanWeb