Endri Shabani zgjidhet Avokat i Popullit me 85 vota, PD i dha 35 firma si kandidat por braktisi seancën e Kuvendit
Ka përfunduar votimi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, ku Parlamenti ka miratuar me 85 vota pro dhe 3 kundër, kandidaturën e Endri Shabanit.
Pasi mbështeti me firma 6 kandidatë, e më pas deklaroi tërheqjen nga nënshkrimet, Partia Demokratike kërkoi në seancë plenare që zgjedhja e Avokatit të Popullit të hiqej nga rendi i ditës.
Opozita debatoi për 3 orë me radhë për projektvendimin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit duke akuzuar mazhorancën se ka bërë pazar.
Para nisjes së procesit të votimit, deputetët e PD u larguan nga seanca.
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi pas mbylljes së votimit se, në seancën e radhës, Avokati i Popullit do të bëjë betimin në Kuvendin e Shqipërisë.
Votat e 6 kandidatëve për Institucionin e Avokatit të Popullit
Tartar Bazaj – 1 votë pro, 79 abstenim, 7 vota kundër
Aranita Braho – 4 vota pro, 76 abstenim, 7 kundër
Skënder Haluci – 1 votw pro, 72 abstenim, 14 kundër
Adriana Kalaja – 0 vota pro, 17 abstenim, 69 kundër
Besim Ndregjoni – 0 vota pro, 61 abstenim, 25 kundër
Endrit Shabani – 85 vota pro, 0 abstenim, 3 kundër
© BalkanWeb