Endri Shabani zgjidhet Avokati i Popullit, reagon Bardhi: Peleshi keqpërdori firmat , PD do ta padisë për shpërdorim detyre
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka reaguar pas zgjedhjes së Endrit Shabani në krye të institucionit të Avokatit të Popullit.
Bardhi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale, shkruan se Shabani nuk kishte të gjitha firmat e vlefshme për tu votuar, duke akuzuar kreun e Kuvendit, Niko Peleshi, se ka shpërdoruar detyrën.
“Pikërisht duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.
Mirëpo këtë herë Kryetari i Kuvendit ka tejkaluar çdo limit, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që ishin tërhequr nga propozimi i projektvendimit përkatës.
Askush nuk mund të përdorë jashtë vullnetit të tyre nënshkrimet/propozimet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Për këtë arsye sot, kam autorizuar menjëherë ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të përgatisë kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, dhe çdokënd tjetër që ka rol në këtë akt të paprecedent të Kuvendit”, shkruan Bardhi.
Postimi i plotë
Nëpërmjet falsifikimit të akteve parlamentare, Niko Peleshi i paraqiti dje Kuvendit të Shqipërisë për votim si kandidat të rrejshëm për Avokat të Popullit një njeri që nuk kishte mbështetjen me firmë të vlefshme të asnjë deputeti të vetëm, jo më të 28 deputetëve siç ligji kërkon për hedhjen në votim.
Pikërisht duke shpërdoruar detyrën, Kryetari i Kuvendit përmbushi ambicien e sëmurë të Edi Ramës për të kapur çdo pushtet, përfshirë institucionin e fundit kushtetues që nuk ishte nën kontrollin e qeverisë.
Mirëpo këtë herë Kryetari i Kuvendit ka tejkaluar çdo limit, duke keqpërdorur firmat e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë që ishin tërhequr nga propozimi i projektvendimit përkatës.
Askush nuk mund të përdorë jashtë vullnetit të tyre nënshkrimet/propozimet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë.
Për këtë arsye sot, kam autorizuar menjëherë ekipin ligjor të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që të përgatisë kallëzim penal për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim të dokumenteve” parlamentare në bashkëpunim për Kryetarin e Kuvendit Niko Peleshin, dhe çdokënd tjetër që ka rol në këtë akt të paprecedent të Kuvendit.
© BalkanWeb