Endrick do të largohet nga Lyon në fund të sezonit, por nuk do të rikthehet te Real Madrid? Brazilianin e duan në PL
1 Shkurt 2026
22:04
Telesport
Endrick i kanë mjaftuar pak ndeshje për të treguar cilësitë dhe kapacitetin e tij në Ligue 1 te Lyon, aty ku është i huazuar deri në fund të sezonit. Në 7 ndeshjet e para me Lyon, Endrick ka shënaur 4 gola dhe ka dhënë 1 asist, duke zgjuar kështu interesin e madh të klubeve të njohura ndaj tij.
Pavarësisht formës së mirë që po tregon në Francë, për brazilianin duket e vështirë që të gjejë vend te Real Madrid për sezonin e ri, pasi të mbarojë huazimi nga Lyon.
Në këtë situatë, për brazilianin po rritet gjithnjë e më shumë interesimi nga Premier League. “Fichajes” zbulon se janë të paktën 3 klube deri tani që kanë në radarin e tyre sulmuesin e ri brazilian: Tottenham, Leeds dhe Sunderland.
Sigurisht që nuk bëhet fjalë për një shitje përfundimtare të sulmuesit, por nuk përjashtohet sërish pista e huazimit, për të fituar akoma edhe më shumë përvojë si lojtar, pas asaj që po fiton aktualisht te Lyon në Ligue 1.