Epidemia e gripit në Francë, pritet të rritet numri i rasteve
Një epidemi gripi po godet Francën , ku, sipas vlerësimeve të Institutit Pasteur dhe Shërbimit të Shëndetit Publik, numri i rasteve do të rritet ndjeshëm në dy javët e ardhshme, duke shkaktuar potencialisht probleme në funksionimin e spitaleve të vendit .
“Ka të ngjarë që përdorimi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor për gripin të rritet ndjeshëm në dy javët e ardhshme”, paralajmërojnë të dy organizatat, duke folur për “një ndikim të fortë në spitale gjatë periudhës së festave të fundvitit”.
Sipas buletinit javor të Shërbimit Francez të Shëndetit Publik të publikuar të martën, për javën 8-14 dhjetor, treguesit e lidhur me gripin vazhduan të rriten për të gjitha grupmoshat.
Shërbimi parashikon një rritje të vizitave në urgjencë për simptoma të ngjashme me gripin në dy javët e ardhshme, e ndjekur nga një rënie në dy javët e para të vitit 2026, kryesisht për shkak të efektit të vonuar të uljes së transmetimit të lidhur me mbylljen e shkollave.
© BalkanWeb