Familjet me ndihmë sociale në SHBA, Trump publikon listën. 41.3% përfitues janë shqiptarë që jetojnë në USA, ja si renditet Kosova dhe rajoni
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka publikuar në rrjetin e tij social, Truth Social, një tabelë ku tregon renditjen e familjeve që mbahen me ndihmë sociale në SHBA.
Në listë spikasin dhe shqiptarët, ku 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale.
Në listë përfshihet edhe Kosova që rezulton me 46% të familjeve që marrin ndihmë nga shteti amerikan.
Tabelat janë pjesë e një renditjeje ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit nga vijnë.
© BalkanWeb